“Mos harroni të kurseni” Fletë-Gjoba që po shpërndahet në rrugët e Tiranës: Falë Ramës, do t’i paguajmë 110 mln euro Becchetti-t”

Shqipëria

“Mos harroni të kurseni” Fletë-Gjoba që po shpërndahet në rrugët e Tiranës: Falë Ramës, do t’i paguajmë 110 mln euro Becchetti-t”

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj Francesco Becchetti-t, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim për mbylljen pa të drejtë të televizionit Agon Channel.

Siç duket se ky vendim ka ngjallur një reagim të qytetarëve, të cilët kanë shpërndarë “Fletë-Gjoba” në rrugët e Tiranës.

“Këtë muaj mos harroni të kurseni!

Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Francesco Becchetti-t”, thuhet në mesazhin e fletushkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat