U goditën 18 baza dhe u sekuestrua një arsenal i madh armësh luftarake/ Gjykata cakton masën e sigurisë për 9 të arrestuarit

Shqipëria

U goditën 18 baza dhe u sekuestrua një arsenal i madh armësh luftarake/ Gjykata cakton masën e sigurisë për 9 të arrestuarit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 personat e prangosur në kuadër të operacionit “Kompleksi”, ku u zbuluan 18 baza armatimi në Tiranë.

Në burg janë lënë Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

Sjellim në vëmendje që ishte një operacion i FNSH-së dhe Forcave RENEA që çoi në zbulimin dhe shkatërrimin e 18 bazave, ku modifikoheshin, magazinoheshin dhe shiteshin armë luftarake.

Në përfundim të operacionit u sekuestruan armë luftarake të llojeve të ndryshme si: snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat