Kompania sllovene për fletët e votimit, letër KQZ-së: E pamundur ti dërgojmë brenda 12-22 prillit

Shqipëria

Kompania sllovene për fletët e votimit, letër KQZ-së: E pamundur ti dërgojmë brenda 12-22 prillit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustruese

Kompania CETIS e cila ka fituar tenderin për fletët e votimit i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

Përmes kësaj letre, kompania sqaron se kanë hasur në disa vështirësi teknike.

Ndërkohë sipas tyre, përpasat e fletës së votimit, e bëjnë të pamundur votimin për 20 ditë. Në letër thuhet se, fletët nuk do mund të përgatiten në harkun kohor të 10 ditëve.

“Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat