Me familjet e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Mos u gënjeni! Votoni ndryshimin që rindërtimi të ecë më shpejtë

Shqipëria

Me familjet e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Mos u gënjeni! Votoni ndryshimin që rindërtimi të ecë më shpejtë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:56
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet elektorale me qytetarë durrsakë të dëmtuar nga tërmeti.

Lideri i opozitës Basha u njoh nga afër me disa nga shqetësimet e qytetarëve gjatë takimit dhe sqaroi qytetarët se PD ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të vendit për t’i dhënë zgjidhje familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se korrupsioni i qeverisë po ndëshkon qytetarët durrsakë dhe familjet e goditura nga tërmeti.

“Korrupsioni i kësaj qeverie po ndëshkon durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti, dyfish. Drama që kemi përjetuar këto 8 vite me Rindërtimin është dyfishuar. Ndaj grupi i punës ka në fokus lëvrimin e fondeve.

Bëj thirrje për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti, të mos gënjehen. Theksoj që garancia që procesi i Rindërtimit të ecë me shpejtësi është të votojmë ndryshimin dhe t’i japim rrugë ekipit të ekspertëve të vendosin rindërtimin në shinat e pakushtëzuara nga kapriçot”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat