Tregu në Dibër mes ujit dhe baltës, tregtarët: Bashkia nuk ka bërë asnjë investim

Shqipëria

Tregu në Dibër mes ujit dhe baltës, tregtarët: Bashkia nuk ka bërë asnjë investim

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:40
Tregu në Dibër

Këto kova janë zgjidhja që kanë gjetur tregtarët në Peshkopi, për të mos lejuar ujin t’u prishë të gjithë mallin.

Për të hyrë në brendësi të tregut duhet të kalosh edhe në këto skela.

Rrugicat brenda janë plot baltë, e gropa.

Tregtarët shprehen të revoltuar për këtë situatë.

“Tregu është katastrofë,” thotë një tregtar.

“Mizerabël është tregu, ma zi nuk ka ku shkon,” thotë një tjetër.

Ata thonë se taksat i paguajnë  rregullisht, por Bashkia e Peshkopisë nuk ka bërë asnjë investim.

“Taksat një më një, detyrimet një më një, qiratë një më një, të gjitha,” thotë tregtari.

“50 mijë lekë ndriçim, pastrim, rregullim, të gjitha,” thotë një tjetër.

Shitjet janë të pakta, ndërsa thonë se arsye kryesore është papunësia.

“As punë, asgjë nuk ka, fare. Nuk ka ndikuar koronavirusi, por ka ndikuar fukarallëku. Më keq nuk ka më. Dibra ka mbaruar, siç e shihni,” thotë tregtari.

“Ka ndikuar papunësia, s’kanë ku marrin njerëzit,” thotë tregtarja.

“Rrimë këtu, bëjmë muhabet gjithë ditën,” thotë një tjetër.

“Nuk kanë njerëzit terezi të blenë, nuk kanë ku punojnë, nuk kanë çfarë të bëjnë,” shprehet trgtari.

Në çdo proces zgjedhor, kërkesa kryesore e këtyre tregtarëve ka qenë një treg më i mirë, por një kërkesë e tillë nuk është marrë asnjëherë parasysh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat