Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier

Shqipëria

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel, impiantin e përpunimit të mbetjeve në qytetin e Fierit.

Sipas tij, ky impiant do të mbyllë plagë mjedisore kancerogjene, siç janë fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit.

Rama tha se ndryshe nga landfilli, që kërkon goxha hapësirë, ky impiant sipas tij, kërkon hapësirë më të vogël dhe transformon për mirë natyrën.

“Ky është transformim i madh teknologjik, edhe është çlirim i madh mjedisor, për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime, lajme të rreme, baltë. Si për të gjithë punët e mira që bëhen në Shqipëri ka qenë ky lloj zakoni. Por besoj që tani vepra flet vetë, ashtu sikundër flasin realitetet edhe në Tiranë, Elbasan, edhe Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrje. Dallimet e kësaj teknologjie me ato të landfillit janë të mëdha, sepse landifilli ka moment ezaurimi, kështu që është vetëm zgjero zgjero, kjo nuk merr hapësirë toke, natyre, përkundrazi e transformon natyrën”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat