Nis seanca për fletën e votimit të 25 prillit, Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendim

Shqipëria

Nis seanca për fletën e votimit të 25 prillit, Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendim

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor është tërhequr për vendim për fletën e votimit të 25 prillit duke shqyrtuar padinë e PD ndaj KAS.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nga pala paditëse ka thënë se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.

PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe mund  të krijojë konfuzion në fletën e votimit.

‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’- tha Ivi Kaso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat