Debati në Kolegj për fletët e votimit, PS: Me emra si gazetë, rezultati do një javë që të dalë

Shqipëria

Debati në Kolegj për fletët e votimit, PS: Me emra si gazetë, rezultati do një javë që të dalë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustruese

Në Kolegjin Zgjedhor vijon seanca për fletën e votimit me të cilën shqiptarët do të zgjedhin Kuvendin e ri të Shqipërisë. PD-LSI kërkojnë rrëzimin e vendimit të KAS-it për të lënë në fuqi vendimin e Komisionerit, që fleta e votimit të jetë me emra dhe jo me numra.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji u shpreh se fleta e votimit që kërkon PD me emra është si gazetë për zgjedhësin duke ia vështirësuar votimin.

“Fleta e Tiranës ka mbi 500 emra. Është e ngarkuar. Fleta e miratuar nga KAS është më pak e ngarkuar. Fleta e votimit nuk mund të bazohet tek sondazhet. Rrjetet sociale i përdorin të rinjtë, kurse vështirësitë në fletë i kanë moshat e mëdha.

Nuk shkon në votim për të lexuar gazetë, por procesi duhet të jetë sa më i thjeshtë. Nëse do të ishte e mundur që të ishin të qarta dhe këtu të ishte qartësia me emër, po ne jemi dakord, brenda këtij formati. Por edhe në atë fletë që është e madhe, prapë nuk është e qartë. Nëse do të ishte vullneti për fletë me emra, ajo fletë duhet të ishte dyfish.

Zgjedhësi miniumimi e ka lexuar kandidatin, nuk mund ta votojë pa e njohur dhe minimalisht është njohur me numrin. Ti e ke vendosur për kandidatin dhe je interesuar për numrin. Edhe në Kosovë fleta është bërë me numra, shqiptarë ata, shqiptarë ne” tha ai.

Një tjetër problem që ngriti ai ishte dalja e rezultatit të zgjedhjeve. “Procesi më i rëndësishëm është numërimi, që KQZ duhet ta nxjerrë brenda 24 orëve. Nëse do të kemi atë fletë, rezultati mund të dojë një javë.

Por përmes numrave rezultati është brenda 24 orëve dhe më shpejt”. Në fund Salianji tha “Ky Kolegj duhet ta lërë në fuqi vendimin e KAS”, që rrëzon vendimin e Komisionerit që fleta të jetë me emra, duke vendosur që të jetë me numra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat