Atentati në Shkodër, Bushati: Krimi është në festë, ndërsa Shkodra në frikë

Shqipëria

Atentati në Shkodër, Bushati: Krimi është në festë, ndërsa Shkodra në frikë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:23
Bardhok Pllani

Drejtuesi politik i PD-së për  qarkun Shkodër, Helidon Bushati reagoi pas atentatit në Dobraç të Shkodrës rreth orës 21:25 të mbrëmjes së sotme, ku mbeti i vrarë Bardhok Pllani.

Bushati thotë se krimi është në festë, ndërsa Shkodra në Frikë.

“Bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar.

Krimi është në festë, rendi në drejtim të paditur, ndërsa Shkodra në frikë.

Qytetarët e Shkodrës po jetojnë periudhën më të errët të ketyre 30 viteve.

Krimi i organizuar po ngjallë frikë dhe terror, edhe sot kur shkodranët duhet të ishin në festë.

Boll është boll! Paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund. Kjo nuk është Shkodra e Shumicës!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat