Kërcënimet pas videos me Klosin, 35-vjeçari: Jam një fshatar i thjeshtë, hallexhi…

Shqipëria

Kërcënimet pas videos me Klosin, 35-vjeçari: Jam një fshatar i thjeshtë, hallexhi…

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:57
Xhimi Gjishti

Xhimi Gjishti, 35 vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë, është personi që filmoi shpërthimin e një qytetari gjatë një takimi elektoral të socialistit Blendi Klosi në Urën Vajgurore, e cila më pas u bë virale në rrjetet sociale.

Në një prononcim për mediat, ai shprehet se është kërcënuar përmes telefonit pak pasi videoja u bë publike dhe u shpërnda edhe nga media të ndryshme.

“Unë thjesht filmova. Për qejfin tim. As punë politike, as për gjë. Thjesht filmova pjesën time dhe e hodha te JOQ. Pasi e hodha, pas nja dy orësh më kanë marrë në telefon me numër privat. Më kanë fyer. Edhe unë i kam fyer dhe u thashë nëse je burrë më merr me numër.

Pas dy orësh më morën prapë. Se i njëjti person, se tjetër, nuk e di. Prapë të njëjtën gjë u thashë dhe e kam fikur telefonin për një farë kohe dhe e kam hapur.

Unë bëj apel të mos më kërcënohet familja. Të jem i qetë. Unë nuk e kam hedhur as për punë politike. Unë jam një fshatar i thjeshtë. Hallexhi. Punoj për veten time”, u shpreh Gjishti.

Keni dashur të bëni denoncim në polici?

“Jo. Jo. S’dua ta bëj legjendë të madhe. Thashë do ia dal vetë me të drejtat e mia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat