Dëshmia e të penduarit/ Kush është kirurgu i spitalit në Tiranë në bandën e snajperave

Shqipëria

Dëshmia e të penduarit/ Kush është kirurgu i spitalit në Tiranë në bandën e snajperave

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një mjek i një spitalit privat në Tiranë ka dalë në skenë në hetimet e SPAK për bandën e snajperëve që porosiste dhe kryente atentate me armë e tritol në Tiranë. Edhe pse i penduari i kësaj çështje, Enver Jamaku, ka përmendur kardio-kirurgun Dervish Hasi dhe djalin e tij, duke pranuar se u ka dorëzuar armë e municione disa herë, të dy ata i kanë shpëtuar arrestimit.

Një kardio-kirurg i një spitali në Tiranë, dyshohet të jetë i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Ora Neës mëson se emri i mjekut Dervish Hasi, dhe roli i tij kanë dale në dritë falë dëshmisë së bashkëpuntorit të drejtësisë, Enver Jamaku.

Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.

Burime pranë prokurorisë thanë se në dëshminë e Jamakut, tregohet se në shitjen e armëve është i implikuar dhe djali i mjekut, shtetasi Enes Hasi.

Pavarësisht se bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar emrat e tyre si të përfshirë në tregtinë e armëve, policia dhe prokuroria e posaçme SPAK nuk ka vepruar me arrestimin e tyre.

Më 23 janar 2019 në rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi është shkatërruar me lëndë eksplozive.

Për këtë ngjarje, shkak është bërë tregtia e armëve, ndërsa tashmë SPAK me ndihmën e bashkëpunëtorit të drejtësisë Enver Jamaku, po heton për të zbardhur krimin.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi Dervish Hasi ka pohuar se s’kishte konflikte, por nga rrëfimi i Enver Jamakut, është zbuluar se sulmi me tritol ka ndodhur për shkak të tregtisë së armëve dhe municioneve.

Mes personave të përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësisë është dhe Mentor Doda ose “Tori i Rremës” nga Sauku.

Edhe ky i fundit nuk është arrestuar, ndërsa në kanalet policore konsiderohet si person që ka lidhje me një grup të fuqishëm kriminal në Tiranë.

Të shtunën Gjykata e Posaçme la në burg nëntë të akuzuarit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jupi, Festim Mustafa dhe Arben Sufa ndërsa për Klodian Kullën, nip i Nehat Kullës u vendos masat arrest me afat 45 ditë.

Në kërkim për këtë çështje janë biznesmeni Sokol Xhura, i cili është larguar në SHBA në 4 mars 2021 dhe nipi tjetër i Nehat Kullës, Akil Kulla. 

Hetimet nisën pas vendosjes së tritolit në makinën e Gjon Menës, ku policia arrestoi fillimisht Enver Jamakun, kushëririn e tij, Ermond Jamaku dhe Gjergj Cukalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat