Më 25 Prill, masivisht në zgjedhje!

Shqipëria

Më 25 Prill, masivisht në zgjedhje!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:47
Qamil Gjyrezi

Më 25 Prill shqiptarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje. Zgjedhjet e 25 Prillit janë shumë të vecanta dhe me rëndësi për demokracinë në Shqipëri.

Me 25 Prill nuk kemi të bëjmë thjeshtë me ndryshim pushtetesh, kryeministrash, por me ndryshim modeli, sistemi të një pushteti që u tall me të gjithë në 8 vite! Edi Rama po përpiqet me të gjitha mjetet propagandistike ta kthjejë 25 Prillin si zgjedhjet e vitit 2017. Edi Rama e ka të pa mundur ta realizojë këtë qëllim të mbrapshtë banditesk, mbasi shqiptarët do të dalin masivisht në zgjedhje. Pjesmarrja e të gjithëve në këtë proces elektoral do të shënojë edhe fundin e një pushteti që i nëpërkëmbi të gjithë edhe të majtët!

Më 25 Prill duhet të dalin masivisht në zgjedhje:

Të rinjtë!

Të papunët!

Të gjithë pensionistët!

Të gjithë mësuesit dhe profesorët!

Të gjithë mjekët dhe infermierët!

Të gjithë biznesmenët e vegjël!

PJESAMARRJA MASIVE MË 25 PRILL ËSHTË DETYRIM QYTETARË! LARGIMI I RAMËS ËSHTË EDHE FUNDI I PUSHTETIT TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT! MË 25 PRILL VOTA KUNDËR EDI RAMËS!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat