27 mijë nxënës dhe studentë më pak për vitin 2020-2021, numrin më të ulët e ka arsimi i detyruar

Shqipëria

27 mijë nxënës dhe studentë më pak për vitin 2020-2021, numrin më të ulët e ka arsimi i detyruar

Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Bie me 27 mije numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim. Nga të gjitha ciklet, arsimi i detyruar ka numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar, rreth 8 mijë me pak se një vit më parë.

Në shkolla dhe universitete këtë vit u regjistruan 27 mijë të rinj më pak.

Nga të gjitha ciklet, arsimi i detyruar ka numrin më të ulët.

Një raport i INSTAT informon se gjatë këtij viti shkollor, mësimin 9-vjeçar e kanë ndjekur 286 mijë nxënës, afro 8 mijë më pak se një vit më parë.

Ndjeshëm ka rënë dhe numri i të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm.

 Këtë vit janë ulur në bankat e gjimnazeve 103 mijë nxënës, rreth 6.5 mijë më pak se vitin e shkuar.

Këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as universitetet. Studimet e larta këtë vit akademik i kanë ndjekur në distancë 123 mijë studentë ose 6 mijë më pak se në vitin 2019.

Ulja e numrit të përgjithshëm të studentëve që ndjekin arsimin e lartë është më i theksuar në fushat shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari.

Të dhënat paraqesin rritje të numrit të studentëve në fushën shëndet dhe mirëqënie.

Rënia natyrore e popullsisë, braktisja e shkollës për arsye emigrimi por edhe pandemia, mund të jenë disa prej arsyeve të rënies së regjistrimeve në shkolla dhe universitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat