Soreca thirrje partive politike: Përqendrohuni te programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Shqipëria

Soreca thirrje partive politike: Përqendrohuni te programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:12
Luiggi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që partitë politike duhet të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Soreca theksoi se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

MESAZHI I SORECËS

Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat