Çuçi: PS kërkon votën të qeverisë e vetme, pa partiçka

Shqipëria

Çuçi: PS kërkon votën të qeverisë e vetme, pa partiçka

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:53
Bledi Çuçi

Mandati i tretë për PS në qasjen e Bledi Çuçit duhet të vijë pa ato që ai i quajti partiçka. Sipas tij, këto të fundit kanë qenë pengesë për realizimin e objektivave.

“Ju kërkoj që të dalim të gjithë për të votuar sepse ne duam që ta fitojmë këtë betejë të 25 prillit si PS në mënyrë që të qeverisim të vetëm pa patur nevojë të kemi partiçka apo individë të tjerë që të na përzihen dhe të na pengojnë rrugëtimin tonë drejt Shqipërisë së të ardhmes”.

Në mbyllje Çuçi nuk la pa sulmuar dhe kandidaturat e prezantuara nga opozita teksa sipas tij alternativa e tyre është diçka e njohur për publikun.

Drejtuesi politik i PS shtoi se në tetë vitet e fundit forca politike në të cilën ai bën pjesë ka dëshmuar se di të sjellë zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat