“Shkëmbim” tenderash mes kryebashkiakëve të PS/ Veliaj afro 1 miliard kompanisë së themeluar nga Safet Gjici

Shqipëria

“Shkëmbim” tenderash mes kryebashkiakëve të PS/ Veliaj afro 1 miliard kompanisë së themeluar nga Safet Gjici

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryebashkiakët socialist duket se kanë zgjedhur që tenderat me shifra të kosniderueshme nga buxheti i shtetit t’ia japin njëri-tjetrit.

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, nëpërmejt ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve ka shpallur fituese të një procedure kompaninë Eurogjici Security, e themeluar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Objekti i tenderit është “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike” me fond limit 999.8 milionë lekë morën pjesë dy kompani.

Njëra prej tyre edhe pse u përfshi në garë nuk paraqiti as ofertë dhe as dokumenta duke i sjellë në mënyrë automatike skualifikimin.

Kështu i vetmi pjesëmarrës në garë dhe normalisht edhe fitues I procedurës mbeti bashkimi i operatorëve Eurogjici Security sh.p.k ,“ Global Security” sh.p.k , ”Everest” sh.p.k , ”PC Security” sh.p.k & ”Elektrosek” sh.p.k me ofertën 999,800,000 milionë lekë.

Image

Kompania “Eurogjici Security” është krijuar në vitin 2003, nga Safet Gjici, i cili aktualisht është kryetar i Bashkisë së Kukësit, i zgjedhur në votimet e Qershorit të vitit 2019.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Gjici ka qenë në krye të kësaj kompanie deri në vitin 2014, kur u emërua prefekt i Qarkut të Kukësit.

Më pas kryebashkiaku i Kukësit ia dhuroi të gjithë aksionet e kompanisë vëllait të tij, Lavdrim Gjici, i cili vijon të jetë edhe aktualisht pronari i kompanisë private të sigurimit fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat