Ardian Çapja del nga QSUT, transferohet në spitalin e burgut

Shqipëria

Ardian Çapja del nga QSUT, transferohet në spitalin e burgut

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:56
Ardian Çapja

Ardian Çapja ka lënë ambientet e spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, duke u transferuar në ambientet e Spitalit të Burgut.

Nderkohë që nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit Durrës, duke argumentuar për një masë më të butë.

Çapja u arrestua pak dite më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Për të njëjtën ngjarje në kërkim është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat