UKT/ Në 4 muaj 3.6 miliardë lekë tendera

Shqipëria

UKT/ Në 4 muaj 3.6 miliardë lekë tendera

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Në vetëm 4 muaj ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e Kryeqytetit e administruar nga Elton Kacidhja ka prokuruar 23 tendera, shumica e të cilëve pa garë.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike, vlera e tyre arrin në më shumë se 3.6 miliardë lekë.

Fenomeni që ndeshet më shpesh në procedurat e zhvilluara nga institucioni nën varësinë e kryebashkiakut Veliaj është skualifikimi i të gjithë konkurentëve përveç fituesit.

Konkretisht UKT gjatë periudhës në fjalë ka vepruar në këtë mënyrë për 11 raste.

Madje vetëm për  Shtesën e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë, vlera e kontratës arrin në 1.6 miliardë lekë.

Në këtë rast interes shfaqën 3 kompani, 2 prej të cilave u skualifikuan pasi nuk plotësonin kushtet e veçanta të kualifikimit duke lënë në garë vetëm fituesin.

Por përjashtim nuk bëjnë as procedurat me vetëm 1 operator ekonomik pjesëmarrës.

Kjo e konstatuar në të paktën 3 raste të zhvilluara në 4 muajt e fundit.

Një rast i tillë është tenderi me objekt Hapje Pusesh të Reja për nevoja të UKT me fond limit 12 milionë lekë.

I vetmi pjesëmarrës dhe automatikisht edhe fituesi rezulton bashkimi i operatorëve Fusha&Hastoçi sh.p.k me ofertën 11.2 milionë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat