Bino-qytetarëve: Shtyni vaksinën me 2 javë nëse keni pasur kontakt me një të infektuar

Shqipëria

Bino-qytetarëve: Shtyni vaksinën me 2 javë nëse keni pasur kontakt me një të infektuar

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:51
Silva Bino

Nëse keni pasur kontakt me një person me koronavirus mos e kryeni vaksinën anti-covid pa kaluar 14 ditë.

Në qoftë se në familje keni më shumë se një të infektuar  prisni deri në një muaj. Këshilla vjen nga Shefja e Sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino e cila i bën thirrje  qytetarëve të mos fshehin asnjë problem shëndetësor ndërsa pyeten nga mjekët në qendrat e vaksinimit.

“Duhet të kalojnë dy javë nga personi që ka pasur kontakt, atëherë pastaj të vaksinohet. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që nuk i tregojnë këtë gjë, janë asimtomatikë dhe normalisht nuk duhet të vaksinohen derisa të përfundojë periudha dyjavore e inkubacionit. Kur janë brenda familjes dhe janë disa persona mes tyre duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit.”

Në Shqipëri po aplikohen 4 lloje vaksinash kundër koronvirusit, Pfizer, AstraZeneca, Coronavac dhe Sputnik V ndërkohë që këtë javë pritet që dozat anti-covid ti marrin dhe personat mbi 65 vjeç dhe 60-vjeçarët me sëmundje kronike.

Por cilën vaksinë do të marrin këta të fundit?

Të gjitha vaksinat kanë indikacion për të vaksinuar persona mbi 65 vjeç edhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjafton që kjo të mos jetë në fazën e riakutizimit. Prandaj merret një lloj anamneze….Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100 për qind edhe ndaj vdekjeve.”

Shqipëria sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino  po vlerëson efektivitetin  dhe sigurinë e të gjitha vaksinave në përdorim, por nuk është pjese e studimeve klinike siç bëri Turqia apo Brazili me vaksinën  kineze të Sinovak-ut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat