Qytetari i thotë mos bëj koalicion me LSI, Basha i përgjigjet qytetarit

Shqipëria

Qytetari i thotë mos bëj koalicion me LSI, Basha i përgjigjet qytetarit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:36
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij elektorale, ku pasditen e kësaj të marte ishte në Njësinë nr.10 të kryeqytetit.

Kryedemokrati është takuar me qytetarë, ndërsa një prej tyre i ka ka shprehur pakënaqësinë për koalicionin me LSI

“Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë kur nuk ishit në koalicion,” tha qytetari, ndërsa Basha ia ktheu: “Mbaje mendjen te numri 9”.

Një qytetar tjetër kishte një tjetër porosi për Bashën. “Mendo edhe për ne tironsat. Mos e lër atë të të vjedhë shprehjet e Tironës se të kemi rritur vetë’, tha qytetari.

Reklamë

Basha ia ktheu: “Ai shprehjet mund t’i vjedhë por këtë rrugën këtu unë ua shtrova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat