Luljeta Bozo tregon kush ja mbushi mendjen ti futet politikës: Do të kontriboj për pensionistët dhe të rinjtë

Shqipëria

Luljeta Bozo tregon kush ja mbushi mendjen ti futet politikës: Do të kontriboj për pensionistët dhe të rinjtë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:18
Luljeta Bozo

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, tha se bisedat që ka zhvilluar me njerëzit pas tërmetit të 2019-s e kanë nxitur të kandidojë për deputete.

Këtë deklaratë znj. Bozo e bëri në studion e lajmeve në Euronews Albania përballë gazetares Bruna Çifligu.

“Fushata ka nisur, ftesa më erdhi në mënyrë të papritur, por duke pasur parasysh që pas tërmetit kisha kontakt me njerëzit, siç më thanë i qetësove njerëzit. Në fund të bisedave më thonin “njerëz si ty duam të kemi në vende drejtuese”. Ishte edhe një dëshirë e njerëzve, që e shprehën këtë dëshirë dhe ftesa më erdhi nga Rama, në fillim me hezitim, por më pas e pranove si një detyrë qytetare”, tha ajo.

Ajo theksoi se fushata elektorale është e qetë, ndërsa kërkoi nga qytetarët të tregojnë maturi pasi grumbullimet masive mund të sjellin pasoja për shëndetin e tyre.

“Fushata është relativisht e qetë, jo si herë të tjera që ka qenë me rrëmujë nuk më vjen mirë që njerëzit harrojnë se jemi në një situatë shumë të vështirë siç është Covid dhe kjo është papërgjegjshmëri shumë e madhe. Nuk kanë nevojë ta shprehin entuziazmin e tyre për një parti ose një tjetër, e kanë këtë mundësi që ta shprehin më 25 prill. Një përgjegjësi e ka edhe forca politike, e cila duhet të marrë masat që mos të grumbullohen njerëzit”, tha ai.

Ajo u shpreh se nëse do zgjidhet deputete më 25 prill do të japë kontribut në sektorin e ndërtimit, për pensionistët dhe për të rinjtë, të cilëve u kërkoi të mos largohen nga Shqipëria.

“I dëgjoj me vëmendje. Në këtë moment s’mund t’u jap zgjidhje, nëse mua më votojnë unë do vë të gjitha forcat në shërbim të njerëzve. Të them të drejtën takime elektorale nuk kam bërë, por unë takime bëj përditë me njerëzit, sepse unë bëj dy shëtitje, në mëngjes dhe pasdite dhe në këto shëtitje takoj pafundësisht njerëz, që më urojnë suksese”, tha Bozo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat