Thano kritika partive politike: S’kanë moral të kërkojnë vota pasi tradhtuan premtimet

Shqipëria

Thano kritika partive politike: S’kanë moral të kërkojnë vota pasi tradhtuan premtimet

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:34
Adrian Thano

Kryeredaktori i gazetës ‘Dita’, Adrian Thano, tha se dy blloqet kryesore politike nuk e kanë moralin të kërkojnë votat e qytetarëve. Këtë deklaratë z. Thano e bëri në emisionin “Ilva Now”.

“Dy blloqet e mëdha nuk kanë moralin politik. Mazhoranca nuk e ka moralin për të kërkuar mandatin e tretë, sepse është korruptuar, ka tradhtuar premtimet elektorale dhe ka 100 arsye të tjera. E vërtetë këtu është e qartë, këtu problemi është që të vërtetën nuk e thotë askush. Opozita, ish-qeverisja para 2013-s, e ka moralin për t’u rikthyer në pushtet? Nuk e ka. Nuk ka bërë asnjë distancë morale”, tha ai.

Ai u shpreh se tre partitë kryesore në Shqipëri, përfshirë PS, PD dhe LSI janë “dështakët më të mëdhenj” në këto 30 vite demokraci.

“Është 30 vjet kjo histori, ku 2+1 parti politike janë vazhdimisht alternativë dhe janë këto parti, që janë dështakët e mëdhenj të 30 viteve. Shqipëria është kjo që është. Shikonin të gjitha renditjet e Shqipëri, nuk po krahasohemi me Evropën, se nuk ka pikën e krahasimit, por krahasoni me ish-vendet komuniste, Shqipëri është e fundit. Shqiptarët janë këto që janë, sepse janë të tradhtuar nga elitat intelektuale dhe politike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat