Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka vend në Aeroport

Shqipëria

Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka vend në Aeroport

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër apel për kontrollorët e trafikut ajror në Rinas.

Në një postim në Twitter kreu i qeverisë u bën thirrje që të kthehen nesër në punë, përndryshe nuk do të kenë më vend në Albcontrol.

Gjithashtu Rama u bën thirrje që të ndahen nga ata që i futën në këtë rrugë qorre.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat