Vasili: Në 25 prill referendumi popullor është kryefjala e shqiptarëve që japin gjithçka për atdheun

Shqipëria

Vasili: Në 25 prill referendumi popullor është kryefjala e shqiptarëve që japin gjithçka për atdheun

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:08
Petri Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petri Vasili me anë të një postimi në facebook shprehet se  25 prilli është kryefjala e të rinjve dhe të rejave të cilët japin gjithçka për atdheun.

Sipas  Vasilit,  ka ardhur koha që të rikthehet dinjiteti i ushtrisë, policia të kthehet në mike të qytetarëve dhe koha e kthimit të ligjit po bubullin.

Postimi i plotë:

“Koha e Rampallës ka mbaruar!

Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon.

Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me armiq imagjinare dhe perdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.

Koha e kthimit te dinjitetit te Ushtrise po buçet.

Rampalla e beri armike te qytetareve policine sa here qe frika i merr shalët.

Koha e kthimit te Policise ne mike te qytetareve dhe ligjit po bubullin.

Rampalla eshte kryefjala e frikacakeve dhe batakçinjve pa atdhe.

Referendumi mbarepopullor i 25 prillit eshte kryefjala e te rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, qe s’ju dridhet syri dhe per atdheun japin gjithshka.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat