Avokati i kontrollorëve: U stresuan nga ulja e pagave! Gjikondi: Tradhti kombëtare!

Shqipëria

Avokati i kontrollorëve: U stresuan nga ulja e pagave! Gjikondi: Tradhti kombëtare!

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:30
Brizida Gjikondi

Aktivistja Brizida Gjikondi e ka cilësuar si një tradhti kombëtare, grevën e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ajo hodhi akuza edhe ndaj avokatit të kontrollorëve të Rinasit dhe tha se "grevistët" duhet të jenë subjekt i prokurorisë.

"Ky keqinterpretim ka sjellë pasoja të rënda, keni dëmtuar interesat e klientëve të tu. Ata janë thirrur në një takim në datë 11 dhe 12 prill. Nuk e kuptoj se pse e ke futur në këtë mulli dhe zymtësi interesat e tyre. Nuk mund të gënjesh se ata nuk kanë qenë në grevë. Vetëm 5 prej tyre kanë nxjerrë një raport se kanë qenë në stres, po 60 të tjerët. Kjo është greva dhe keni vënë kushte. Ja ndalon kodi i punës, jeni direkt subjekt për në prokurori. Do e quaja tradhti kombëtare, ju e dini që grevat bëhen të përshkallëzuara. Për më tepër që jeni në një institucion jetik.

Ju e dini kur shkoni në Gjykata do prisni vendimin e saj. Është grevë e pastër, ka elementë të një tradhtie kombëtare.", tha Gjikondi.

Nga ana tjetër, Rezart Kthupi, avokati i 65 kontrollorëve, tha se nuk kemi të bëjmë me grevë edhe pse la të kuptohet se pezullimi i punës ishte i organizuar.

" Ishin dy kontrollorë. Ata paraqiten fillimisht letrat dhe kanë kërkuar periudhë rikuperimi. Pasi paraqitën dokumentet, u kërkua që të bëhej menjëherë shkëputja e tyre nga puna dhe për mendimin tim ishte totalisht pa të drejtë. U kërkua që tu zgjidhej kontrata e punës. Më pas, duke e parë sa e padrejtë ishte kjo situatë, u bashkuan edhe të tjerët.

Është detyrim ligjor. Kontrollori i trafikut kur është në gjendje stresi është i detyruar të deklarojë paaftësinë, në të kundërt gjobitet me 200 mijë lekë të reja. Është e vështirë që jeni informuar vetëm ditët e fundit, por ka nisur që në 8 mars 2020.", tha Kthupi.

Por a u stresuan kontrollorët nga çështja e pagave?

"Është një nga 2 arsyet. Është bërë rishikimi i të gjitha orareve të punës që ka orare specifike dhe detyrime afatgjata. Nuk mund të bëjë më shumë se 14 ditë pushim dhe të kthehet sërish. Puna është aq stresuese sa duhet të riadaptohesh.

Unë nuk them është apo jo e organizuar, por ligjërisht nuk është grevë. Duhet një psikolog që të vlerësuar sa të stresuar janë këta kontrollorë.", tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat