Greva e kontrollorëve, çfarë do të ndodhë me 19 fluturimet e programuara për sot

Shqipëria

Greva e kontrollorëve, çfarë do të ndodhë me 19 fluturimet e programuara për sot

Më: 8 prill 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Asnjë fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit as për ditën e sotme.

Greva e kontrollorëve dhe mosarritja e një marrëveshjeje me qeverinë ka bërë që edhje fluturimet e programuar për ditën e sotme të anullohen.

Disa prej tyre janë anulluar nga vetë kompanitë ajrore, ndërsa TIA, në faqen e saj zyrtare, shprehet se nuk mban asnjë përgjegjësi për anullimin apo vonesat në fluturim, raporton Ora News.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit.

Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat