Basha në Cërrik, qytetarët e presin me sheqer, lule e fishekzjarre: Sot Edi Rama duhej t’i thoshte çdo shqiptari më fal e të largohej

Shqipëria

Basha në Cërrik, qytetarët e presin me sheqer, lule e fishekzjarre: Sot Edi Rama duhej t’i thoshte çdo shqiptari më fal e të largohej

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:05
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Cërrik, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët, me fishekzjarre, sheqer dhe një tufë me lule.

Me thirrjet ‘Rama ik’ dhe ‘fitore’, qytetarët kanë shoqëruar kryedemokratin i cili mbi një makinë mbajti fjalën e tij të rastit.

Lideri i opozitës theksoi se në këto momente Rama duhet të kishte vetëm dy fjalë për shqiptarët: “më fal dhe të largohej”.

“Në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja, mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste cmimin e energjisë në 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër atje pasi rriti cmimin e naftës, kur hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi mijëra baballarë e nëna pa pyetur as për ta e as për fëmijët e tyre.

8 vite dështim e papunësi, premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojën e tij e të largohen ti thoshte cdo shqiptari më fal e të largohej, por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja e ka trokitur e është futur përdhunshëm brenda e ka shkatërruar familjen, shtëpitë, ekonomitë tani po vjen për herë të tretë, do e hapni derën?

Kudo nëpër Shqipëri, dëgjoj, ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim, fjalët që dëgjoj më shumë janë dy, nuk durohet më, një orë e më parë, mezi po e presim 25 prillin. Tani është në dorën tonë dhe me të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat