“Kush shet votën, bëhet skllav i pushtetit”, Meta: Më 25 Prill shqiptarët do tregojnë se janë popull shqiponjash

Shqipëria

“Kush shet votën, bëhet skllav i pushtetit”, Meta: Më 25 Prill shqiptarët do tregojnë se janë popull shqiponjash

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:32
Ilir Meta

“Nëse e shet votën, nesër do të jesh skllav i pushtetit”.

Ky është mesazhi i rradhës që i drejton shqiptarëve Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, ku shpërndan edhe një analizë të Ndriçim Kullës, kreu i shtetit shprehet besimplotë se më 25 Prill shqiptarët do të tregojnë se janë një popull shqiponjash.

Ilir Meta: Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat