Qeni kafshon fëmijën, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Qeni kafshon fëmijën, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 9 persona. Mes të prangosurve është edhe një I mitur, 16 vjeç, me iniciale, M.T, I cili ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës goditi me thikë 17-vjeçarin A.B që ndodhet ende në spital.

Ndërsa 29 vjeçari Xh. L., u arrestua për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një djalë të mitur 11 vjeçar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. H., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. K., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës;

J. M., 38 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat