Mediu: Shpopullimi i Shqipërisë, politika më makabre në 30 vite

Shqipëria

Mediu: Shpopullimi i Shqipërisë, politika më makabre në 30 vite

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:30
Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në Tiranë, në zonën e SHkozës.

Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e të qenurit bashkë kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve.

Ai nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellur punëtorë  nga Bangladeshi.

“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë.”, u shpreh Mediu.

Kryerepublikani bëri thirrje që në  emër të interest kombëtar, mirëqënies dhe interest familjar, të reflektonin dhe të votonin ndryshimin me 25 prill.

Ai theksoi se kjo datë duhet parë me shumë rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të  Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane.

Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.

“Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetren, në një bashkëpunim kundë rregjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat