Bllokada në aeroport, avokati shqiptar jep një paralajmërim

Shqipëria

Bllokada në aeroport, avokati shqiptar jep një paralajmërim

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:17
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar në lidhje me bllokadën në Aeroportin e Rinasit, i cili është hapur sot me kontrollorë të huaj.

Ngjela ka paralajmëruar se kjo çështje do t’i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar të nivelit të lartë profesional, përcjell Bota sot.

Avokati e ka quajtur këtë “banditizëm kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Postimi i Ngjelës në Facebook:

Aeroporti i Rinasit u hap. Janë thirrur kontrollorë të huaj për të filluar punë.

Sigurisht, kur thashë dje se nesër hapet aeroporti, e dija nga ngjarje të ngjashme si kjo, në vende të tjera, në lidhje me çështje të tilla..

Por, duhet të kemi parasysh se: me kullat e vrojtimit të aeroporteve me fluturime të shumta civile, terrorizmi ndërkombëtar ka pasur disa çështje.

Po kjo çështja e Aeroportit të Rinasit, a hyn në një dyshim të tillë për akt terrorist?

Alibia që nga disa kontrollorë u shpreh prej tyre me shprehjen: "kam stres dhe s'mund ta vijoj punën", e fut çështjen në një dyshim të një krimi të rëndë.

Të shohim çfarë do të sjellë hetimi që ka nisur.

Duhet pritur, se nuk besoj që kjo çështje të mos i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar të nivelit të lartë profesional. Është një banditizëm kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duhet pritur hetimi...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat