Mandatet e Durrësit, Paloka: 9 me 5 nuk do të ishte aspak rezultat surprizë

Shqipëria

Mandatet e Durrësit, Paloka: 9 me 5 nuk do të ishte aspak rezultat surprizë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:27
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht drejtuesi politik në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora u shpreh i sigurt për marrjen e 8 mandateve nga opozita në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Por sipas tij, PD po lufton për marrjen e 8 mandatev dhe nuk do të ishte aspak surprizë nëse rezultati do të dilte 9 me 5 në favor të opozitës.

Paloka: 8 me 6 si opozitë ta ve bastin tani në vend.

Unë realisht luftoj dhe mendoj që nuk është çudi që ne si PD të marrim 8 dhe LSI sigurisht të bëjë pjesën e vetë. 9 me 5 në favor të opozitës nuk do të ishte fare rezultat befasues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat