“50 mijë lekë”, Paloka denoncon blerjen e votës në Durrës: Dalin natën që të jenë më të qetë

Shqipëria

“50 mijë lekë”, Paloka denoncon blerjen e votës në Durrës: Dalin natën që të jenë më të qetë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:32
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht drejtuesi politik në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora denoncoi raste të blerjes së votës në qytetin bregdetar.

Paloka tha se e ka me foto ku tregon sesi kundërshtari i tij politik në Durrës, Ardian Çela del jashtë orës policore me drejtorë të administratës dhe persona të tjerë për të blerë vota me 50 mijë lekë. Ai lexoi live në studio dhe një mesazh që një drejtor iu kishte dërguar punonjësve të administratë duke iu kërkuar që të mos shkonin në punë, por të bënin vota për Partinë Socialiste duke identifikuar elektoratin gri.

Paloka tha se të gjitha rastet Partia Demokratike do t’i dërgojë në SPAK dhe në Prokurori për hetim.

Paloka: Kam një foto sesi e bën fushatën Ardian Çela që është koordinatori i PS-së në Durrës. Është Ardian Çela më një drejtor tjetër që janë në një lagje të Durrësit me një nga këto komuniteti rom dhe dihet se çfarë bëjnë. Jashtë orës policore kuptohet që të punojnë të qetë. Kjo është fushata e PS-së aty, mbas orës policore fillojnë dalin këta edhe përpiqen që të kapin ndonjë nga ata që t’iu blejnë votën me 50 mijë lekë. E kemi dhe me emra dhe ata që janë poshtë Çelës, se Çela është kreu i Meduzës i blerjes së votavë, pastaj ka shpëerndarë sekserët nëpër të gjithë territorin, të gjithë i kemi me emra, i kemi dërguar dhe besoj nga qendra do të dërgohen edhe në SPAK, por disa, ata më të vegjëlit po i dërgojmë edhe në Prokurori pak nga pak. Rastin e fundit mund të ta tregoj tani që kjo nuk është te blerja e votës, por është shkelje tjetër e detyrimeve të ligjit. Ja çfarë shkruan, ju çon mesazh Ben Isaku që është një nga drejtorët iu çon mesazh punonjësve: “Përshëndetje” – thotë, -“Duke filluar nga sot dhe në vazhdim asnjë punonjës shteti s’ka pse shkon në punë. Të identifikohen njerëzit grid he pa info që keni në qendrat e votimit deri të dielën në darkë të jenë përfunduar listat” etj. Pra, administratës i jep urdhër, asnjëri në punë, të gjithë të marrin vota. Por s’kemi pse çuditemi prej këtij ne se ky drejtoruc i vogël është. Ish-drejtori i Aluizmit, sot është coordinator i PS-së, dikur i proceduar edhe penalisht për pislliqet e tij. Pork y është i vogli, kur del Rama dhe i thotë Gjiknurit do e bësh tërmet, pastaj i jep urdhër mësuesve dhe i kërcënon, në qoftë se nuk votoni do fluturoni nga puna, siç bënë në Dibër, se të njëjtën gjë tha dhe Pjerin Ndreu në Dibër. Del dhe e thotë hapur kryeministri, siç bëri me policinë që iu tha hiqni kapelet dhe dilni në fushatë. Këto të gjitha bashkë. Plus, pastaj punësimet që po bëjnë në kundërshtim me ligjin. Kanë marrë i japin kontrata dy mujore njerëzve, madje disa nuk reflektohen as te sigurimet shoqërore, rrezik i paguan me para të zeza. Pra është blerje vote dhe kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat