Rikthehen në punë disa nga kontrollorët e AlbControl! Hapësira ajrore shqiptare po monitorohet nga…

Shqipëria

Rikthehen në punë disa nga kontrollorët e AlbControl! Hapësira ajrore shqiptare po monitorohet nga…

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:14
AlbControl

Disa prej kontrollorëve të trafikut ajror të AlbControl janë rikthyer në detyrë.

Siç raporton News24, aktualisht hapësira ajrore e Shqipërisë po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë.

Ndërkohë që mësohet se AlbControl është në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.

Trafiku ajror në Shqipëri u bllokuar për dy ditë, pas grevës së kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën për shkak të uljes së pagave.

Ndërkohë, sot në aeroportin e Rinasit u rikthye normaliteti, pasi filluan edhe fluturimet për pasagjerët.

Nga 26 kontrollorë që u shoqëruan në polici, 3 prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Bëhet fjalë për shtetasit; Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat