Tre kontrollorët e ndaluar dalin nesër para gjykatës, prokuroria kërkon burg për dy prej tyre

Shqipëria

Tre kontrollorët e ndaluar dalin nesër para gjykatës, prokuroria kërkon burg për dy prej tyre

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustruese

Tre kontrollorët e ndaluar pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit do të dalin nesër para Gjykatës. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren Flora Ndreca dhe arrest me burg për dy kontrollorët Armando Fezgën, kreu i sindikatës dhe Muhin Mezini.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rinisi sot fluturimet komerciale pas pezullimit të tyre për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Protesta e tyre solli bllokim të aeroportit për dy ditë.

Mbi 20 kontrollorë të Albcontrol u morën në pyetje, teksa tre prej tyre u arrestuan për shpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat