Balluku: Kur isha drejtuese e kontrollorëve kam luftuar për statusin e tyre

Shqipëria

Balluku: Kur isha drejtuese e kontrollorëve kam luftuar për statusin e tyre

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:34
Belinda Balluku

Mbrëmjen e sotme ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka qenë e ftuar nëABC, ku ka folur rreth situatës së krijuar prej tre ditësh në aeroportin e Rinasit, si pasojë e bojkotit të kontrollorëve ajror.

Ministrja Balluku ka thënë se situata është kthyer në normalitet pasi shumica e kontrollorëve janë rikthyer në punën e tyre. Sipas Ballukut ka plane kontigjence “B,C,D dhe E”. Ky rast sipas saj është i paprecedentë se sipas ligjit për trafikun ajror e ka të ndaluar të bëjë grevë.

Ndërkohë Balluku është shprehur se kur ishte drejtuese e Kontrollorëve në “AlbControl” ajo ka luftuar për të drejtat e tyre, për pensionet dhe për statusin e tyre.

Balluku: Ministria nuk ka asnjë involvim dhe financiar apo vendimmarrje në AlbControl menaxhohet me 100% të fondeve nga kompanitë ajrore. Nuk ka asnjë ndërveprim. E kam drejtuar këtë kompani dhe më thonin pse i kanë pagat kaq të larta. Unë para pak ditësh u drejtova dhe e kam të drejtën. E njoh atë fushë i kam drejtuar ata dhe kam luftuar për pensionet dhe statusin e tyre. Nëse ka një debat është një debat familje mes nesh. Unë edhe po të qëndroja atje do isha e bindur me këtë që po ndodh. Jam e habitur. Kam pasur disa biseda. Dhe nuk ndodhen mirë me atë që kanë bërë.”

“Avokati, nëse me vjen keq për ta se nuk janë aventurierët që u panë ditët e fundit. Nëse ka një problem të madh përveç përdorimit politik., Ka edhe një problem të guidës ligjore. Avokati tha pse nuk merr shteti kredi për të paguar ata. Shteti u shtrëngua për të tjerët gjatë pandemisë. Ky grup nuk ankohet në kohë pandemie që merre 10-fishin e një page shqiptari. Nuk është e vërtetë. Kjo që thotë zotëria dhe nuk duhet të referohemi atij. Ai nuk i përfaqëson kontrollorët.” tha më tej Balluku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat