Sandër Lleshaj pyetet për angazhimin politik: Nuk mund të jem punëtor partie që të shkoj derë më derë

Shqipëria

Sandër Lleshaj pyetet për angazhimin politik: Nuk mund të jem punëtor partie që të shkoj derë më derë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:39
Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur thotë se nuk mund të jetë rreshtar partiak.

Ai thotë ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri kandidatët duhet të shkojnë derë më derë tek zgjedhësit. Lleshaj shprehet se është mirëkuptues për faktin që nuk është pjesë e listës së kandidatëve.

“Për fat të keq në vendin tonë deri në Kushtetutë fliten për shtetas. Në vendet e qytetëruara flitet për qytetar. Unë nuk jam shtetas, shtetasit janë njerëz të rreshtuar. Pas një përvoje të gjatë në pozicione politike jam futur në një rrugë pa kthim në politikë. Aktualisht, jam vetëm fjalën, pasi nuk jam në aksione politike. Politika bëhet në mënyra të ndryshme.

Unë nënkuptoj me angazhim politik vetëm me angazhimin partiak. Politika është shumë më e gjerë. Unë nuk nënkuptoj angazhimin politik me aktivitetin partiak. Politika është shumë e madhe. Ka politikë shtetërore, ka politikë partiake. Unë jam futur në atë politikën e lartë, atë shtetërore. Të qenit këshilltar i sigurisë kombëtare është një funksion i lartë. Nuk e shoh veten si punëtor partiak. Ndërkohë, në fushatat elektorale partitë rreshtojnë punëtorë partie.

Unë nuk mund të shkoj derë më derë. Jo se jam kundra saj. Problemi është se angazhimi politik përkthehet angazhim partiak. Në Shqipëri për të marrë vota duhet të trokasësh në dyert e qytetarëve. Në botën perëndimore nuk shkohet kështu. E konsideroj veten pak vonë për t’u futur si rishtar në skalionet e para partiake. Nuk jam i përfshirë në listë. Jam mirëkuptues për këtë fakt”, tha Lleshaj në emisionin “Java”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat