Dash Shehi mesazh për qytetarët: Duhet një përmbysje e madhe

Shqipëria

Dash Shehi mesazh për qytetarët: Duhet një përmbysje e madhe

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:03
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se në 25 prill duhet një përmbysje e madhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Ai u kujton qytetarëve të Tiranës numrin që mban në fletën e votimit të listës së PD-së.

“Miq të dashur, vazhdoj t’ju kujtoj se unë do të jem kandidati nr.13 në listën e koalicionit PD-AN nr.9 në Tiranë.

Kësaj here nuk mjafton vetëm një rrotacion, por duhet një përmbysje e madhe.

Ndaj, ju ftoj të votoni të preferuarin tuaj në listën opozitare. Ju faleminderit” shkruan Dash Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat