“Avionët përplasen, po të mos jemi ne”, Balluku: Kontrollorët kalojnë teste psikike

Shqipëria

“Avionët përplasen, po të mos jemi ne”, Balluku: Kontrollorët kalojnë teste psikike

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:12
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC ka folur rreth situatës së krijuar prej tre ditësh në aeroportin e Rinasit.

Ministrja Balluku ka thënë se situata është kthyer në normalitet pasi shumica e kontrollorëve janë rikthyer në punën e tyre.

Për sa u përket uljes së pagave të kontrollorëve Balluku ka thënë se kompania nxjerr zero fitime dhe pagat varen gjithmonë nga numri i fluturimeve.

“Nëse sot kemi 57% më pak avionë, paratë janë 57% më pak nga sa ishte. Në kontratë shkruhet se qëndron në fuqi sipas rregullave të agjencisë. Dhe aty janë të gjitha rregullat. Shpenzon aq sa merr.” tha Balluku.

Një nga ankesat që kishin kontrollorët ishte edhe pjesa e stresit që po kalonin. Këtë pjesë a ka pranuar edhe vetë Balluku e cila tha se të gjithë kontrollorët duhet të jenë të qetë.

“Kontrollorët duhet të jenë të qetë kur punojnë. Nuk është se i lëvizin avionët me duar. Se dëgjova se kirurgu ka një njeri ne kemi 300. Por jo se avionët ka teknologjinë e vet. Se kanë thënë se avionët mund të përplasen kokë më kokë. Kontrollet kalojë teste psikologjike dhe janë të mirë trajnuar. Nuk bëjnë filma të tillë. E kemi parë një rast të kontrollorit tonë. Megjithatë kontrollorët janë profesionistë dhe ka teknologji nuk janë lodra që të përplasen kokë më kokë. Ka pajisje navigimi. Kontrollorët janë shumë të aftë.  Por kanë treguar papërgjegjshmëri.” 

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se nuk ka qenë  e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë, të cilët bënë të mundur rikthimin e fluturimeve.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja.

E pyetur se përse nuk kishte një plan B për këtë situatë Balluku sqaroi: Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekond 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe konyrollorët nuk janë këta që u shfaqën,” tha Balluku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat