Këlliçi denoncon rilindasen e Kuvendit: U premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve

Shqipëria

Këlliçi denoncon rilindasen e Kuvendit: U premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi vijon me denoncimet mbi blerjen e votave dhe blerjen e të ardhmes së qytetarëve në Tiranë, ku rilindasit u premtojnë banorëve hipotekimin e apartamenteve te Pallati Unik.

‘Odeta Berberi, pjesë e stafit të Kuvendit, shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Hipotekimi elektoral!

Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve.

Rilindasen e dëshpëruar për votë, e denoncuan vetë banorët në kontaktet që kam vendosur në dispozicion.

Denonconi çdokënd që guxon t'ju blejë të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat