La Londrën për Shqipërinë, a u pendua? Ja si përgjigjet Klajda Gjosha

Shqipëria

La Londrën për Shqipërinë, a u pendua? Ja si përgjigjet Klajda Gjosha

Më: 10 prill 2021 Në ora: 07:18
Klajda Gjosha

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku si rrallë herë u fokusua në jetën e saj private më tepër se në karrierën politike.

Vite më parë, Klajda mori një vendim të vështirë. Ajo braktisi Londrën ku jetoi për vite me radhë për Shqipërinë.

E pyetur, nëse ishte penduar për këtë vendim, Gjosha iu përgjigj:

“Në momentin që bëhesh me fëmijë, kupton që jeta në Shqipëri është e pasigurt shpesherë. Ti ke një pozicion pune sot, nesër mund të mos ta kesh. Fëmija nesër duhet të shkollohet dhe mendimi parë është, a është arsimi në standardin e duhur. Ke një problem shëndetësor dhe ti nuk e di nëse do të përgjigjet njeri. Ka momente që e mendoj nëse duhet të vazhdoj jetën time këtu apo diku tjetër. Por për momentin nuk kam hequr akoma dorë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat