Manastirliu: Të hënën vijnë 7020 doza Pfizer dhe vaksina kineze, ulim fashën në +60 vjeç

Shqipëria

Manastirliu: Të hënën vijnë 7020 doza Pfizer dhe vaksina kineze, ulim fashën në +60 vjeç

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:08
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer.

Në një deklaratë për gazetarët, ajo tha se të hënën e kësaj jave do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç, teksa shtoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.

Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.

Deri më tani në vendin tonë  janë vaksinuar 250,676 persona. Vkasinën e kanë marrë mësuesit, bluzat e bardha, të moshuarit sakaq ka nisur edhe vaksinimi gazetarëve policëve e gazetarëve dhe i farmacistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat