Vlora fortesa e Metës: “Rama e Tërmeti ta dijnë, do jem ditë e natë këtu. Kjo është betejë finale

Shqipëria

Vlora fortesa e Metës: “Rama e Tërmeti ta dijnë, do jem ditë e natë këtu. Kjo është betejë finale

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:25
Ilir Meta

“Vlora” do të jetë fortesa e presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për median nga qyteti i Fierit Meta I bëri të qartë Ramës dhe Damian Gjiknurit se do të jetë atje ditë e natë pasi kjo është një betejë finale.

Unë në dje kam pasur një darkë me të gjithë gazetarët e Vlorës. Kisha ftuar edhe Gjiknurin dhe Leskajn. Madje z. Gjiknuri e ftova përmes një telefonate në prani të dy kolegëve tuaj gazetarë. Ai nuk ka pranuar të vijë. Detyrohet nga Rama të shpifë. Të jetë i qetë edhe Kryeministri edhe ‘tërmeti’, deri më 26 prill do të jem në Vlorë. Janë të ftuar të vijnë të rrijnë me mua.

Të mësojnë poezinë e Ali Asllanit dhe të kuptojnë që me Vlorën nuk bëhet shaka, ‘Vlora ia bën fora’. Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se çdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Rama po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar, për të korruptuar edhe opozitën dhe kuptohet që shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij qëoftë korrptimi, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale, nuk është betejë si të mëparshme. për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, me qëllim që të nxjerr në shitje atë që ka ngelur nga financat publike dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat