Dalin fotot/ Kush është burri xheloz që dogji për së gjalli gruan

Shqipëria

Dalin fotot/ Kush është burri xheloz që dogji për së gjalli gruan

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:05
Bilbil Shirja

Një grua u gjet e djegur sot brenda një automjeti në Kavajë, ndërsa bashkëshorti i saj i vetëvarur në një pemë. Sipas “Report Tv”, 48-vjeçari Bilbil Shirja ka djegur gruan Fëllënza për së gjalli, për xhelozi dhe pastaj ka varur veten.

"Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

Çifti Shirja ishin prindër të dy fëmijë, një vajzë e kishin të martuar dhe një djalë 17 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat