Basha në Bulqizë premton të bëjë realitet brenda 6 muajsh statusin e minatorit

Shqipëria

Basha në Bulqizë premton të bëjë realitet brenda 6 muajsh statusin e minatorit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:48
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral që ka bërë në Bulqizë ka premtuar se do mbështesë minatorët, të cilët sipas tij nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Kryeministri Edi Rama, prej 8 vitesh. Basha në fjalën e tij premtoi miratimin e statusit të minatorit, brenda 6 muajsh pasi të vij në pushtet.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike për një ekonomi më të fortë dhe për një Shqipëri Evropiane.

“Brenda 6 muajve të parë qeveria ime do miratojë statusin e minatorit, sipas standardeve europiane. Kjo është më e pakta. Detyrimi më i vogël për sakrificën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Brenda 6 muajve të parë, në dialog të plotë me përfaqësuesit dhe sindikatat tuaja, statusi i minatorit do të jetë realitet. Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij premtimi, prandaj do të them që atë traun e rrugës së kombit që do ta heq që ditën e parë, ta vendosni në këtë rrugë nëse nuk e mbaj zotimin tim.

Këto dy javë kemi vetëm një pyetje për të bërë: A do të rrimë siç kemi qëndruar 8 vite me Edi Rama, me gënjeshtra me mashtrime?  Të gjithë e dimë që ai që nuk i mbajti premtimet 8 vite me radhë.

Ai që do të shtojë dhe ju la në baltë dhe ju la brenda galerive të nëntokës pa përkrahje, ai nuk do të ndryshojë jo për 4 vite po as 40 vite po t’i japësh. Zgjidhni ndryshimin për një ekonomi të fortë dhe për Shqipërinë Evropiane. Votoni për Partinë Demokratike“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat