Rama: Po bëjmë realitet rrugët e premtuara nga sekretari i “larg qoftit”, pellg i ri për turizmin

Shqipëria

Rama: Po bëjmë realitet rrugët e premtuara nga sekretari i “larg qoftit”, pellg i ri për turizmin

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:05
Edi Rama

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, do të bëhet realitet!

Kryeministri Rama ndodhej në Vlorë ditën e sotme për të ndjekur nga afër punimet, i shoqëruar së bashku me drejtuesin politik të Vlorës, Damian Gjiknurin.

Rama tha gjatë fjalës së tij atje se tashme u zbulua një copë parajsë e Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit.

“U zbulua një gjë që pak persona e dinë veç vlonjatëve. Jemi shumë të lumtur që ne po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë që ishte e panjohur, por jo vetëm kaq me këto, dy rrugë të ëndërruara prej 100 vjetësh nga njerëzit e këtyre zonave, të premtuara edhe nga vetë sekretari i parë i asaj kohës së larg qoftit pastaj nga të gjithë të tjerët, po krijojmë një pellg të ri për turizmin, po krijojmë një hapësirë komplet të re që i shtohet hapësirës turistike të Shqipërisë. E premtuar 100 vjet, rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati për t’iu zbuluar shqiptarëve e turistëve një thesar të fshehur të parajsës natyrore të Shqipërisë. Lidhja e majave të Labërisë me Jonin në perëndim e me Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin në lindje, i shton një motor të ri super efikas ekonomisë së turizmit shqiptar.’- tha Rama.

Lidhja e majave të Labërisë me Jonin në perëndim e me Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin në lindje, i shton një motor të ri dhe shumë të fuqishëm ekonomisë së turizmit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat