Paloka: Rama, indiferent ndaj qytetarëve të cilët ai i quan të ardhur

Shqipëria

Paloka: Rama, indiferent ndaj qytetarëve të cilët ai i quan të ardhur

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:41
Edi Paloka

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,  Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në lagjen e Shkallnurit. Gjatë takimit, ai theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që duket qartë në këto zona të cilat Z. Paloka i ka vizituar çdo ditë duke parë çdo problematikë nga afër, ku mbizotërojnë problematikat infrastrukturore.

“Nëse nuk kemi kushtet elementare si ujë, rrugë, drita, kanalizimet, pra gjithçka që lidhet me jetën tonë të përditshme, atëherë nuk kemo pse e quajmë jetë më të mirë.

Unë shoh që ju keni punuar dhe me mundin tuaj keni bërë vet gjithçka, por nuk ju është kthyer as nga qeveria as nga pushteti lokal.”

Gjithashtu, Paloka u shpreh besimplotë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zgjidhen një pjesë e madhe e problemeve me të cilat këta banorë hasen prej vitesh në zonat rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat