Basha para mbështetësve në Burrel: Kemi një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e vërtetë

Shqipëria

Basha para mbështetësve në Burrel: Kemi një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e vërtetë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:13
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Burreli tha se qëllimi është që pas 25 prillit ta kthejnë Shqipërinë tek pronarët e vërtetë.

Në fjalën e tij, kreu i PD u shpreh se nuk mund ti hapet me për herë të tretë dera një njeriu, i cili për 8 vite ka varfëruar shqiptarët.

“Pas 8 vitesh më shumë se kurrë rraskapitje, varfëri dhe papunësi, shqiptarët e kanë ndarë mendjen. Të rinj e të reja, burra dhe gra. Problemet kanë zgjidhje tek programi i PD. Kemi vetëm një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë. Më 25 prill ky bashkim i madh shpirtrash, i duhet dhënë përgjigje vetëm një pyetje, a mund të vazhdohet më kështu?

A do ja hapni derën për herë të tretë? Të bashkohemi për ndryshim. Të votojmë për familjet tona, për fëmijët, të votojmë numrin 9. Për ndryshimin. 8 vite vendnumëro, pa negociata, apo do më jepni mundësinë të hapim rrugën drejt Europës.

Jemi të ndryshëm në  këto bashkime të mëdha, por një gjë na bashkon, etja për ndryshim. Le të ushtojë nga kjo trevë që i nxori themeluesit e shtetit modern shqiptar, të ushtojë thirrja bashkë për ndryshim. Të djathtë e të majtë, bashkë për ndryshim. Shqipëria fiton!”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat