Bien kërkesat për tampon dhe test të shpejtë

Shqipëria

Bien kërkesat për tampon dhe test të shpejtë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Ulja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është reflektuar edhe tek numri i kërkesave për teste në poliklinika.

Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë janë shumë pak qytetarë që kërkojnë të bejnë test për Covid.

“Pjesa e infektimeve ka rënë. Kërkesat për të bërë PCR dhe rapid test dhe atyre dyshues që mund të kenë shenja ka trend rënie”.

Edhe ata të cilët kanë rezultuar pozitivë po e kalojnë me shenja më të lehta.

“Por edhe tek rastet pozitivë kalohet lehtësisht pa agresivitet”.

Në vend janë afro 29 mijë raste pozitiv aktivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat