Kandidati i PD, Agron Shehaj: Korrupsioni është “thembra Akilit”

Shqipëria

Kandidati i PD, Agron Shehaj: Korrupsioni është “thembra Akilit”

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:25
Agron Shehaj

“Korrupsioni është “thembra Akilit” në gjithë krizën e varfërisë që ka pushtuar vendin”- kështu shprehet  Agron Shehaj, drejtuesit politik të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, sipas të cilit ky duhet të jetë edhe thelbi ku duhet përqendruar lufta dhe përpjekjet për zgjidhjen e kësaj krize.

Në emisionin “Kjo javë” në Neës 24,  me gazetaren Nisida Tufa, Shehaj  tha se e  sheh luftën ndaj korrupsionit si çelësin për zgjidhjen e një varg problematikash madhore që kushtëzojnë jetët e shqiptarëve gjithë këto vite.

“Problem kryesor në Shqipëri është korrupsioni. Lufta kundër korrupsionit është një betejë që fatkeqësisht e kemi humbur në këto 30 vjet, por që mbetet e vetmja  betejë e rëndësishme që i jep zgjidhje problemit të Shqipërisë.  Ne do të shkojmë përtej klientelizmit, korrupsionit, lidhjeve politike.

Ajo çka ofron Partia Demokratike nuk është thjeshtë ndryshimi i kryeministrit, të ndryshojmë një qeveri për të vendosur një qeveri tjetër. Ne do të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes”, – tha Shehaj duke theksuar se thelbi i ndryshimit është largimi njëherë e përgjithmonë nga modeli i ofruar deri më sot,  duke ndërtuar një qeveri që punon për qytetarët dhe ju shërben atyre,  dhe jo një qeveri që punon për një grup të caktuar njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat